Maqedoni, të rinjtë në mënyrë kreative zbukuruan parkun

Dje në fillim të orës 12:00, nga anëtarët e Media/Art Klub në Shkup të Forumit Rinor Arsimor është realizuar intervenim në hapisirën publike në parkun që ndodhet në rrugën 50, menjëherë afër fushës së sportit, transmeton Portalb.mk

Krieatorët e rinj i kanë rinovuar dhe riparuar pjesët ekzistuese të parkut, si ulëset, terrenet e lojërave dhe transformatorët. Por, ata gjithashtu kanë vendosur gjëra të ndryshme artistike që pasuruan edhe më tepër estetikën e parkut.

Aksionin e kanë realizuar njëzet nxënës të shkollave të mesme – anëtarë të Klubeve të Media / Arteve.

Qëllimi i anëtarëve të klubit është të ngritet vetëdija e të rinjve për organizim me vetëiniciativë. Ky intervenim është përshëndetur edhe nga Komuna Qendër dhe kryetari i saj Sasha Bogdanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button