Prokuroria i ndjek tre persona për transportim të drogës prej mbi 69 kilogram

Prokurori kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër tre personave, shtetas të Republikës së Shqipërisë për vepër penale të bërë “prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psihotrope dhe prekursore”, njoftoi shërbimi për marrëdhënie me publikun të Prokurorisë Publike të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Të dyshuarit më 22.12.2018 rreth orës 1 e 40 si bashkëpunëtorë të paautorizuar për shitje, kanë transportuan gjashtëdhjetë e nëntë kilogram dhe treqind e dhjetë gram drogë-marihuanë. Drogën së pari e kanë paketuar në qese dhe e kanë transportuar në rrugën magjistrale Strugë, në afërsi të fshatit Frangovë. Më pas janë zbuluar dhe arrestuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button