Pak masa të mirëfillta në buxhetin e Shkupit për 2019, për ndotjen e ajrit, thotë opozita

Nga 186 milionë denarë që Qyteti i Shkupit i ka ndarë buxhet për masa që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, 97 milionë janë për mbrojtjen e ajrit ambiental, 20 milionë për të subvencionuar qytetarët për blerje të pajisjeve më moderne për ngrohje, për subvencionim të NPQ-s për transport falas gjatë ditëve me ndotje alarmante të ajrit, por edhe për kompanitë private që marrin pjesë në transportin publik të udhëtarëve, për përshtatje të autobusëve ekzistues me motorë me karburante ekologjike, si dhe 15 milionë për subvencione për blerjen të stufave me peleta, në vendet ku nuk ka kushte për lidhje në ngrohjen qendrore, shkruan Meta.mk, transmeton http://Portalb.mkPortalb.mk.

Kjo shumë i përfshin edhe subvencionet për blerje të biçikletave, trotineteve dhe automjeteve elektrike, për çka janë paraparë gjithsej 10 milionë denarë dhe tre milionë subvencione për pastrimin e oxhaqeve.

Edhe në vitin 2019 qyteti do të ndajë fonde për riparim dhe vendosje të airpointer gjegjësisht stacion të plotë matëse për matjen e ndotjes së ajrit, në shumë prej 1.7 milionë denarë, ndonëse në buxhetin e mëparshëm për vitin 2018 ishin  paraparë fonde për vendosjen e tij, por ai nuk u vu në veprim. Airpointeri u vendos në vitin 2011, por pak më vonë u zhvendos nga lokacion në rrugën Maqedonia me arsyetim se nuk mund ta tregojë se sa është ndotja, sepse në afërsi kishte një vend ku zhvilloheshin punë ndërtimore.

“Asnjë nga propozimet tona, që kanë të bëjnë me sektorin e mjedisit, nuk është miratuar, edhe pse do të ndihmonin në përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytet, si për shembull subvencionet për skuterë hibrid, pyllëzimit të pjesës lindore të Vodnos drejt Qytetit të Diellit, aleja rreth Vardarit prej Aerodromi deri Gjorçe Petrov, bilborde të me myshk në 10 udhëkryqe, rregullim të Vardarishtes apo rrugica të reja për biçikleta përgjatë Lepencit”, thotë Svetllana Kollariq, këshilltare e VMRO-DPMNE-së në Shkup.

Shumica e aktiviteteve të planifikuara në sektorin e mjedisit për vitin e ardhshëm kanë të bëjnë me përgatitjen e studimeve të ndryshme, disa prej të cilave janë vazhdimësi e projekteve që tashmë ka filluar nga koha kryetari i mëparshëm shton Kollariq.

“Në vend se t’i jepet përparësi energjisë së rinovueshme – fotovoltaike si lëndë djegëse për pajisjet e ngrohjes nëpër shtëpi, shkoll, që është ​​e paraparë edhe në Planin për ajër të pastër, me programin e Qeverisë, prioritet i jepet ngrohjes me lëndë jo të pastra, ndërsa nuk as subvencionim për efikasitet energjetik të ndërtesave apo për vendosje të gjelbërimit kreativ (kopshte urbane, fasada jeshile) për të kompensuar gjelbërim e humbur urban. Ende s’ka asnjë studim mbi optimizimin e transportit publik, por ende favorizohet autocentrizmi dhe planifikohet zgjerim i rrugëve për numër më të madh të automjeteve. Pa strategji me vizion për Shkupin si qytet i qëndrueshëm, as edhe masat e mira të programit, siç janë subvencionimi i biçikletave, automjeteve elektrike apo pastrimi i oxhaqeve nuk do të japin efektin e dëshiruar”, konsideron Dragana Vellkoska, ekologe dhe këshilltar i së Majtës në Këshillin e Shkupit.

Sipas saj, masat e qyteti janë të nxitura nga interesat e koalicionit dhe të biznes partnerëve, e nga interesat e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button