Aksidenti i autobusit në Serbi, edhe një person ndërroi jetë

Numri i të vdekurve nga autobusi nga Maqedonia i cili u rrotullua të dielën në qytetin e Serbisë, Leskovac është rritur në katër, njoftojnë mediat serbe.

“Edhe një grua tjetër ka ndërruar jetë. Para një jave nga ky aksident ndërruan jetë edhe tre persona tjerë”, njofton gazeta serbe “Blic”.

Bëhet fjalë për shtetasen e Maqedonisë me iniciale S.T., e cila ndërroi jetë në spitalin e Nishit, pasi që kishte marrë lëndime të rënda trupore nga aksidenti i ndodhur më 16 dhjetor.
Në vendin e aksidentin vdiqën tre persona ndërsa 32 të tjerë morën lëndime të rënda trupore. Nga këto, 14 u shtruan në spital, ndërsa pjesa tjetër pas dhënies së ndihmë së parë u sistemuan në hotel.

Autobusi i kompanisë “Eurobus” nga Struga u nis nga Manastiri për në Vjenë më 15 dhjetor në orën 19:00, ndërsa rreth orës 1:40 të mëngjesit të së dielës autobusi kishte dalë nga rruga kryesore dhe ishte rrotulluar në afërsi të qytetit të Leskovacit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button