Kalin mbi kritikat ndaj Erdoganit: Netanyahu përpiqet të tërheqë vëmendjen

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalin, i është përgjigjur kritikave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që i bëri në adresë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalin në rrjetin social Twitter shkroi se Netanyahut u shqetësua nga faktet që i shpalosi presidenti turk Erdogan.

“Netanyahu, i cili në vendin e tij po përballet me hetime, vazhdon të tërheq vëmendje por më kot. Ai nuk mund të fshehë në asnjë mënyrë politikat tiranike dhe okupuese të udhëhequra nga Izraeli”, konsideron Kalın.

Kalın në rrjetin social të tij shpërndau statusin e Netanyahut. Kryeministri izraelit, në Twitter kishte shkruar se presidenti turk Erdoğan “është një pushtues i Qipros Veriore, ushtria e të cilit po masakron gratë dhe fëmijët në fshatrat kurde brenda dhe jashtë Turqisë, nuk guxon të mbajë leksione për Izraelin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button