Incidenti me Valon Belën në Çair: tre persona të arrestuar, një në arrati

Tre persona janë arrestuar dhe do të merren në pyetje nga gjykatësi i procesit, ndërsa një person është në arrati për shkak të gjuajtjes me armë që ndodhi para dy ditësh në parkingun pas marketit në Çair.

Nga Prokuria Publike Shkup njoftojnë që është hapur hetimi kundër tre personave të cilët janë të dyshuar për kryerjen e krimit – dhunë sipas Kodit Penal. Dyshohet që këto tre persona më 20 dhjetor në parkingun që ndodhet pas marketit në Çair, kanë ushtruar dhunë ndaj një personi i cili përfundoi me lëndime të rënda trupore, e që në publik shkaktoi një ndjenjë pasigurie dhe frike, njofton Portalb.mk.

Të dyshuarit sulmuan me grushte në fytyrë dhe trup personin e lënduar. Një person i panjohur që ishte bashkë me to, nxori armën dhe gjuajti dy herë me të. Ai goditi të lënduarin në nëngjurin e djathtë dhe si pasojë i shkaktoi lëndime të rënda trupore, njofton Prokuria Publike e Maqedonisë.

Prokurori kompetent publik, duke marrë parasysh ligjin, deri te gjyqtari i procedurës paraprake paraqiti propozim për përcaktimin e masave paraprake për të dyshuarit si: ndalim i lëshimit të vendbanimit, të paraqiten kohë pas kohe përpara një personi të caktuar zyrtar ose një organi kompetent shtetëror, sekuestrim i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit,si dhe ndalim qasjeje ndaj palës së lënduar.

I lënduari në këtë ngjarje ishte drejtori ekonomik i Gjinekologjisë, Valon Bela.

Ndryshe, ky nuk është incidenti i parë në të cilën i përzier është Bela. Para dy viteve ai dhe një grup prej disa personash janë futur ne kabinetin e kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti të cilit i lanë një plumb si mesazh kërcënimi. Ai u ngarkua me dy padi penale.

Gjithashtu, Bela para se të jetë në partinë BDI, ishte anëtar i PDSH-së. Ai në vitin 2011 e sulmoi fizikisht ish deputetin e PDSH-së, Bekim Fazliu.

LEXO: Drejtori ekonomik i Gjinekologisë, Valon Bela është në gjendje të mirë shëndetësore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button