Indonezi, të paktën 168 të vdekur nga cunami që pasoi vullkanin

Një dallgë e madhe cunami, që pasoi shpërthimin e një vullkani, ka lënë të vrarë të paktën 168 persona pasi u përplas pa paralajmërim mbi plazhet më të populluara të ngushticës “Sunda” të Indonezisë, gjatë mesnatës së të shtunës, duke lënë pas një valë të gjerë shkatërrimi dhe duke shkaktuar panik edhe më në brendësi të ishullit, transmeton Top Channel. 

Qindra ndërtesa u shkatërruan nga dallga gjigante e ardhur prej detit dhe që goditi ishullin jugor të Sumatrës, por edhe brigjet perëndimore të Javës rreth orës 21:30 të mbrëmjes, me atë lokale, pas shpërthimit të një vullkani të njohur si “fëmija” i vullkanit të famshëm “Krakatoa”.

Këtë njoftoi Sutopo Purëo Nugroho, zëdhënës i Agjencisë kombëtare për Fatkeqësitë Natyrore, teksa shtoi se ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar ende nën rrënoja për të mbijetuar, ndërsa deri tani 168 persona janë konfirmuar të vdekur, 745 të tjerë të plagosur dhe 30 persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur në 3 rajone gjithsej.

Embedded video

Sutopo Purwo Nugroho

@Sutopo_PN

Pantauan udara daerah terdampak tsunami di Pantai Kalianda Kabupaten Lampung Selatan. Korban dampak tsunami di Lampung Selatan per 23/12/2018 pukul 13.00 WIB: 35 orang meninggal duniq, 115 orang luka dan 110 unit rumah rusak. Pendataan masih dilakukan.

1,069 people are talking about this

Pamjet dramatike të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një “mur” gjigant uji që u ngrit papritur mbi një koncert që po mbahej në ambient të hapur nga grupi i muzikës pop “Seventeen”, e pasi “spastroi” pjesëtarët e bandës nga skena, nisi të përmbyste edhe audiencën. Në një njoftim përmes Instagramit, lideri i grupit tha se dy pjesëtarë të tij kishin humbur jetën.

Ndërkohë, pamjet e pasgoditjes nga cunami në zonat bregdetare tregojnë gjurmët e pemëve të çrrënjosura dhe mbetje të tjera të shpërndara përbri plazheve.

Autoritetet thonë se cunami mund të jetë shkaktuar nga një rritje jonormale e baticës, për shkak të hënës së re dhe rrëshqitjeje nënujore, pas shpërthimit të vullkanit “Anak Krakatoa”, i cili krijon kështu edhe një ishull të vogël në ngushticën “Sunda” mes Javës dhe Sumatrës.

Indonezia është një prej zonave më të prekura nga fatkeqësitë natyrore, pasi shtrihet në të ashtuquajturën “unazë e zjarrtë” e Paqësorit, ku pllakat tektonike përplasen me njëra-tjetrën, duke e bërë këtë zonë të prekshme nga vullkanet dhe tërmetet më të fuqishme të botës.

Herën e fundit ishte qyteti Palu në Sulawesi që u godit nag një tërmet dhe cunami në shtator, duke lënë të vrarë mijëra pesona. Ndërsa më 26 dhjetor të 2004-s, një cunami i shkaktuar nga tërmeti nënujor me magnitudë 9.3, buzë brigjeve të Sumatrës në Indonezinë perëndimore, vrau 220 mijë njerëz përreth oqeanit Indian, përfshi 168 mijë në Indonezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button