Maqedoni, për t’u amnistuar kanë kërkuar edhe Mukoski dhe Mitrovski

Deputeti Kërste Mukoski dhe Nikolla Mitrovski – Kolo nëpërmjet avokatëve të tyre janë drejtuar deri te Gjykata Penale me kërkesë për amnisti, njofton Portalb.mk.

Nga Gjykata duke konfirmuar informacionin, kanë njoftuar se amnisti kanë kërkuar edhe i punësuari i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Oliver Radullov dhe Mlladen Dodevski.

Kërkesë për amnistri kanë paralajmëruar edhe Sasho Vasilevski dhe Aleksandar Vasilevski – Ninxha.

LEXO: Maqedoni, në rrjedhë është afati për parashtrim të kërkesave për t’u amnistuar

Përndryshe, në rrjedhë është afati për parashtrim të kërkesave për t’u amnistuar, që kur para dy ditësh presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e dekretoi ligjin për amnisti. Kjo nënkupton se të akuzuarit dhe të gjykuarit për sulmin në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të 2017-s, të cilët vlerësojnë se i plotësojnë kushtet, deri më 25 dhjetor mund t’i parashtrojnë kërkesat që të amnistohen.

LEXO: Gjykatësja Kacarska: Ligji i amnistisë është miratuar para kohe
LEXO: Ruskoska: Nuk jam e kënaqur me ligjin e miratuar për amnisti

Ligji për amnisti pati kritika të shumta nga publiku në Maqedoni, sepse u miratua nga vota “për” e 95 deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, ndërkohë që i njëjti doli nga nëngrupi për pajtim i grupit interparlamentar i cili u formua pasi që 8 deputetët e VMRO-DPMNE-së u përjashtuan nga partia, sepse votuan “për” miratimin e nevojës për nisjen e procedurës për ndryshime kushtetuese të cilat do të votohen më 15 janar.

LEXO: Ali Ahmeti, Amdi Bajrami, Antonio Milloshovski dhe tre deputetë tjerë të VMRO-së nuk votuan për amnisti
LEXO: Kuvendi e miratoi Ligjin për amnisti, 95 deputetë votuan “për”

LEXO: Nuk ka amnisti të plotë për 27-prillin, organizatorët dhe dhunuesit do të përgjigjen, është përgatitur propozim ligji për amnisti

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button