LeBron James kritikoi drejtuesit e NFL-së: Kanë mentalitet skllavërues

Futbolli amerikan ka një armik të ri; LeBron James. Ylli i Los Angeles Lakers në NBA, gjatë programit “The shop” në platformën televizive HBO, i kritikoi me forcë drejtuesit e National Football League, duke i përkufizuar si një grup pleqsh të bardhë me mentalitetin skllaverues, njofton TCH.

LeBron James po diskutonte në këtë program me Todd Gurley të Los Angeles Rams, rapperin Ice Cube dhe Maverick Carter, me këtë të fundit që është edhe ortaku i tij dhe njëkohësisht një prej moderatorëve të programit, në lidhje me protestën e lojtarëve të NFL kundër padrejtësive sociale, protestë që pati si simbol të saj Colin Kaepernick, i cili nuk është më pjesë e asnjë skuadre.

“Pronarët e NFL kanë këtë mentalitet, e dinë se skuadra është në duart e tyre dhe detyrojnë lojtarët të bëjnë atë që ata u urdhërojnë, përndryshe përjashtohen”, tha LeBron James, por janë pikërisht lojtarët që e çojnë përpara këtë sport. Pa ata, NFL nuk do të ekzistonte dhe kjo vlen edhe për NBA. Tek ne Adam Silverit nuk i intereson se ai mendon ndryshe nga ne, ai dëshiron gjithnjë që të dëgjojë mendimin tonë. Nuk e ka aspak problem atë që ne themi, gjithnjë nëse kjo bëhet në mënyrë civile dhe jo të dhunshme”, deklaroi ylli i basketbollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button