Lexuesi të dallojë kur nuk bëhet fjalë për lajm por thjeshtë për propagandë dhe manipulim

Burimi: KriThink

Nëpërmes tekstit që do ta recensojmë do të dëshmojmë se pse ju si lexues duhet të jeni korrektuesit më të mirë të informacioneve që plasohen në media dhe se si fare lehtë mund ta detektoni manipulatorin.

Link deri te artikulli origjinal: “FORMOHET KOALICIONI BDI-ASH-KASAMI KUNDËR UT-SË

Data dhe koha e publikimit: 19.12.2018

Data e recensionit: 22.12.2018

Recensues: Xhenis Sulimani

Momenti kur më lehtë është të bësh propagandë sesa gazetari

Lajmi që formohet koalicioni BDI-ASH- Kasami kundër UT-së, në tekstin që po e recensojmë, bazohet – siç thuhet në portal- në deklaratën e “Unioni i studentëve shqiptarë në Ballkan”.

Organizata studentore e cituar në tekst nuk ekziston!

Në tekst me qëllim nuk është përmendur as ajo që kur dhe ku janë deklaruar kjo orgaizatë. Në Maqedoni, ekziston USSH, por jo USSHB. Me ç’rast fare lehtë mund të përfundojmë që është manipulim me qëllim çorientimin e opinionit. Apo, si një tendencë për t’iu dhënë kahje partiake protestës së studentëve në Tetovë. Meqë kam përcjellur nga afër protestën e parë të studentëve, në Tetovë, pohoj se USSH ka qenë pjesë e protestës. Ndërkaq, organizata e cituar “sa për sy e faqe” është fantome.

Teksti që po e recensojmë duhet të shërbejë si shembull për lexuesit se sa i lehtë është manipulimi sot.

Gazetari duhet të renditet në frontin e së vërtetës 

Autorët dinë fare mirë si të kalkulojnë me shkrimet për t’u dalë në ndihmë autoriteteve dhe për të diskredituar zërin e studentëve, të cilët në protestë brohorasin “Larg partitë nga protestat studentore”.

Duhet bërë qartë dallimi kur media është megafon i propagandës dhe jo në shërbim të së mirës së përgjithshme. Kujtojmë çka shkruan Kodi etik i gazetarisë:

“Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.”

Lexuesi lehtë mund të vërtetojë informatat më bazike!
Duhet opinioni të mësojë se ndonjëherë duhet të bëjë përpjekje me vetiniciativë të vërtetojë informacione gjysmake në media, të paverifikuara e nga burime të dyshuara, ose si në rastin konkret më dëshmi të sajuara. Pa hyrë këtu në detajizime se tekstit i mungojnë edhe elementet kryesore që duhet t’i ketë një lajm, të cilat me plot vetëdije i ka lënë në harresë autori, në vrap për ta manipuluar opinionin.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button