Avionët rusë vendosen në një bazë ajrore në Krime

Dhjetëra avionë luftarakë rusë kanë arritur në një bazë në rajonin ukrainas të Krimesë, që është aneksuar nga Moska më 2014, transmeton REL.

Agjencia e lajmeve Reuters, ka cituar disa dëshmitarë të kenë thënë se kanë parë se avionët e tipeve Su-27 dhe Su-30 të kenë arritur sot në bazën ajrore Belbek.

Ky njoftim vjen në kohën e tensioneve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Marrëdhëniet mes këtyre shteteve u përkeqësuan edhe më shumë, pasi më 25 nëntor, Rusia kapi tri anije luftarake të Ukrainës dhe ekuipazhin e tyre, në afërsi të Ngushticës Kërç në Dtin e Zi.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Ukraina është duke përgatitur një “provokim” në këtë zonë, përpara përfundimit të këtij viti. Kievi në anën tjetër, ka akuzuar Moskën se po rritë prezencën e saj ushtarake në afërsi të kufirit mes dy shteteve.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka thënë se Rusia ka vendosur “mbi 80 mijë trupa, 1400 sisteme të lansimit të raketave dhe artileri, 900 tanke, 2300 makina luftarake” dhe qindra avionë në këtë zonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button