Pompeo ka përgëzuar Bushatin për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përgëzuar ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, për shpalljen e dy diplomatëve iranianë si të padëshiruar nga ana e Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Robert Palladino, zv. zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit në një deklaratë me shkrim në lidhje me çështjen ka njoftuar se Pompeo ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar me ç’rast i ka shprehur falënderimet.

Pompeo ka përgëzuar hapin e Qeverisë së Shqipërisë për “shpalljen e dy diplomatëve iranianë si të padëshiruar”. “Hapi i Shqipërisë është një mesazh i qartë se terrori iranian nuk mund të pranohet në territorin evropian”, ka thënë Palladino.

Kujtojmë se zëdhënësja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edlira Prendi, kishte konfirmuar për AA vendimin për shpalljen e dy diplomatëve të Ambasadës së Iranit në Tiranë si të padëshiruar.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasimi, ka mbrojtur idenë e tij se në shpalljen e dy diplomatëve të Ambasadës së Iranit në Tiranë si persona të padëshiruar, kanë ndikuar presionet e Shteteve të Bashkuar të Amerikës (SHBA) dhe Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button