Ende dilemë në Greqi për emrin “Maqedonia e veriut”

Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit ka hyre në fazën e fundit të zbatimit, sidomos në Maqedoni, transmeton Top Channel. 

Por, reagimet e shumta të ditëve të fundit në Athinë kanë ngritur dilema nëse ajo do të zbatohet vërtet nga pala greke.

Partia e grekëve të pavarur, një nga forcat politike me ndikim në qeverinë e Alexis Tspiras, ka kërcënuar të mos e mbështesë ratifikimin e marrëveshjes për shkak të, siç ka thënë kreu i saj, Panos Kammenos, fjalorit nxitës të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se gjuha maqedonase dhe identiteti garantohen me ujdinë e arritur me 17 qershor në Prespë.

Madje, Kammenos, që është ministër i Mbrojtjes, ka thënë se do të largohet nga Qeveria sapo marrëveshja të jetë miratuar në tërësi nga pala maqedonase për të pamundësuar kështu ratifikimin e saj në Parlamentin e Greqisë.

Sa i përket Shkupit, marrëveshja ka kaluar në fazën e fundit, siç kujton Radio Europa e Lirë, dhe pas hartimit të amendamenteve që janë në përputhje me marrëveshjen për emrin e ri “Maqedonia e Veriut”, ka mbetur edhe votimi në seancën plenare, e parashikuar të mbahet më 9 janar 2019.

Edhe kësaj radhe, ajo pritet të votohet me 2/3 e nevojshme në Kuvend dhe këtë numër me shumë gjasë do ta sigurojnë 6 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPME, që fituan amnistinë për ngjarjet e dhunshme në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button