Doktorët: Jepuni fëmijëve kikirikë që 4 muajsh

Prindërit duhet t’u japin fëmijëve të tyre kikirikë që nga mosha 4 muajshe, sipas një rekomandimi të ri. Aktualisht, pjesa më e madhe e prindërve presin që foshnja të mbushë 1 vjeç për të përdorur ushqime të tilla që kanë një rrezik të madh për të shkaktuar shok anafilaktik, transmeton Top Channel.

Por në një përditësim të fundit doktorët këmbëngulin që përdorimi i këtij produkti në një moshë të tillë do të reduktojë në mënyrë drastike numrin e fëmijëve që janë alergjik ndaj tij.

“Është një mundësi e mirë për të reduktuar rastet e alergjisë nga kikiriku”, thotë pediatri Matthew Greenhawt, doktor në spitalin e Kolorados dhe bashkëautor i këtij rekomandimi.

Baza për këtë rekomandim është studimi “Të mësojmë më herët për alergjitë e kikirikut”. Në këtë studim të vegjlit me rrezik potencial të alergjisë ndaj kikirikëve, u janë dhënë të tillë më herët, dhe kishin më shumë gjasa të zhvillonin këtë lloj alergjie deri në moshën 5-vjecccare.

“Rekomandimi i ri jep tre mënyra se si tua japësh fëmijëve kikirikët, dhe kjo varet nga shkalla e rrezikut të alergjisë, shpjegon Greenhawt. Fillimisht fëmija do të ketë ekzemë të theksuar, alergji nga veza, të dyja një rrezik i lartë për alergjinë nga kikiriku”.

Ata duhet të provojnë kikirikun rreth moshës 4-6 muajsh për të reduktuar rrezikun e alergjisë.

Megjithatë paraprakisht duhet t’i nënshtrohen testit të lëkurës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button