Garda e Iranit ka nisur stërvitjet ushtarake në Gjirin Persik

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka nisur stërvitjet ushtarake në Gjirin Persik, vetëm një ditë pasi një avionmbajtës i SHBA-së ka hyrë në ujërat, në kohën e tensioneve në rritje ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit, transmeton REL.

Mediat iraniane kanë raportuar sot se Garda Islamike do të kryejë stërvitje me helikopterë luftarakë dhe dronë përreth ishullitWeshm, që gjendet pranë ngushticës strategjike të Hormuzit – një korridor ky që shtrihet në pothuajse një të tretën e gjithë rrugës prej ku tregtohet nafta në det.

“Shpresojmë se me këto stërvitje, armiqtë tanë do ta kuptojnë se sa shkatërruese është përgjigja jonë ndaj çdo veprimi të tyre”, ka thënë Gjenerali i Gardës, Mohammad Ali Jafari.

Ndërkaq, komandanti i forcave tokësore të Gardës, Mohammad Pakpour tha se ushtrimet janë “mbrojtje strategjike”.

Ai tha se teksa Irani nuk paraqet “asnjë rrezik” për asnjë shtet, Teherani do të jetë i gatshëm për kundërsulme nëse përpallet me agresion.

Stërvitjet e përvitshme të titulluara “Profeti i Madh” vijnë pasi avionmbajtësi amerikan USS John C.Stennis lundëroi më 21 dhjetor në Gjirin Persik, edhe pas paralajmërimeve të vazhdueshme të zyrtarëve iranianë se do të mbyllin Ngushticën e Hormuzit.

Tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit janë rritur prej se në muajin maj, presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosi sanksionet nga Iranit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button