Roy Keane: Lojtarët e United “e hodhën nën autobus” Mourinhon

Ish-futbollisti i kombëtares së Republikës së Irlandës dhe ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane është i mendimit se lojtarët e tradhtuan Jose Mourinhon. Sjelljen e tyre e përshkroi në mënyrë figurative duke thënë se “portugezin e hodhën nën autobus dhe u tërhoqën nga vrasja”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Keane konsideron se ky është një tregues klasik i sjelljes së lojtarëve modernë, për të cilët thotë se “janë qenie shumë të këqija njerëzore”.

Mourinho u shkarkua të martën ndërsa trajner i përkohshëm të mërkurën u emërua Ole Gunnar Solskjear, po ashtu një legjendë nga Old Trafordi, të cilin dikur Kean e kishte bashkëlojtar.

“Secili do të shkarkohej me lojtarë të tillë. Lojtarët që paguhen tej mase nuk stërviten regullisht dhe nuk janë produktiv. Nuk jam tifozi më i madh i Mourinhos, por nuk mund të toleroj lojtarët të cilët fshihen pas agjentëve, miqve të tyre në media. Kjo është qesharake”, ka thënë 47-vjeçari Kean për mediat britanike duke vazhduar:

“Lojtarët u tërhoqën nga vrasja. Ata fshihen pas menaxherëve. E hodhën nën autobus. Unë paksa i përkas shkollës së vjetër edhe pse atë nuk do ta quaja të vjetër, por shkollë të mirë. Çfarëdo që ndodh në klub, kur të dilni në fushë, posaçërisht nëse jeni në një klub të madh siç është United, ju jepni gjithçka nga vetja pa asnjë justifikim. Fjalët që dëgjojmë se lojtarët janë të shqetësuar, ky nuk është United, këta janë vetëm lojtarë modernë. Ata jo vetëm që janë lojtarë të dobët, por edhe qenie shumë të këqija njerëzore. Nuk mund t’u thoni asgjë”.

Kean ishte një mesfushor i mirë. Gjatë karrierës së tij, përpos për United, ai ka luajtuar edhe për Cobh Ramblers, Nottingham Forest dhe në fund për Celtic. Në Old Trafford kaloi 13 sezone, nga viti 1993 deri në 2006, ku luajti 480 ndeshje dhe shënoi 51 gola. Ndërsa për kombëtaren e Irlandës luajti 67 ndeshje dhe shënoi 9 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button