Maqedoni, në rrjedhë është afati për parashtrim të kërkesave për t’u amnistuar

Në rrjedhë është afati për parashtrim të kërkesave për t’u amnistuar, që kur para dy ditësh presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e dekretoi ligjin për amnisti, njofton Portalb.mk.

Kjo nënkupton se të akuzuarit dhe të gjykuarit për sulmin në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të 2017-s, të cilët vlerësojnë se i plotësojnë kushtet, deri më 25 dhjetor mund t’i parashtrojnë kërkesat që të amnistohen.

Sipas dispozitave ligjore, këtë të drejtë kanë mundësi ta shfrytëzojnë deputetët të cilët janë të akuzuar dhe për të cilët janë nisur procedura gjyqësore, inciatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, por jo edhe personat të cilët janë organizatorë, të cilët kanë kryer dhunë, kanë poseduar armë dhe nuk kanë vepruar në pajtueshmëri me kompetencat e tyre.

Dy nga të akuzuar tashmë kanë paralajmëruar se do të parashtrojnë kërkesë për amnisti.

LEXO: Gjykatësja Kacarska: Ligji i amnistisë është miratuar para kohe
LEXO: Ruskoska: Nuk jam e kënaqur me ligjin e miratuar për amnisti

Ligji për amnisti pati kritika të shumta nga publiku në Maqedoni, sepse u miratua nga vota “për” e 95 deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, ndërkohë që i njëjti doli nga nëngrupi për pajtim i grupit interparlamentar i cili u formua pasi që 8 deputetët e VMRO-DPMNE-së u përjashtuan nga partia, sepse votuan “për” miratimin e nevojës për nisjen e procedurës për ndryshime kushtetuese të cilat do të votohen më 15 janar.

LEXO: Ali Ahmeti, Amdi Bajrami, Antonio Milloshovski dhe tre deputetë tjerë të VMRO-së nuk votuan për amnisti
LEXO: Kuvendi e miratoi Ligjin për amnisti, 95 deputetë votuan “për”

LEXO: Nuk ka amnisti të plotë për 27-prillin, organizatorët dhe dhunuesit do të përgjigjen, është përgatitur propozim ligji për amnisti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button