Një shtallë në Batincë u kaplua nga zjarri, dëmi rreth 600 mijë denarë

Pas orës 5 të mëngjesit të ditës së sotme, një shtallë në fshatin Batincë të Shkupit është kapluar nga zjarri, transmeton Portalb.mk.

Nga shërbimi i zjarrfikësve kanë njoftuar se zjarri është lokalizuar pas një ore prej denoncimit të tij, kurse kanë intervenuar me dy vetura dhe gjashtë zjarrfikës.

Dëmi siç njofuan nga atje, arrin vlerën deri më 600 mijë denarë, kurse farma ka qenë në pronësi të gjashtë vllezërve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button