Rusia dëboi një diplomat suedez

Autoritetet ruse kanë dëbuar një diplomat suedez nga Moska, me urdhrin që të braktisë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu edhe Ministria e Jashtme suedeze ka konfirmuar dëbimin e diplomatit të tyre nga Rusia.

“Ministria e Jashtme suedeze refuzoi dy aplikime ruse për viza diplomatike. Rusia u kundërpërgjigj duke ftuar diplomatin suedez në ambasadën në Moskë që të braktisë vendin”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Suedisë, Vilhelm Rundquist.

Ai shtoi se Suedia “shpreh keqardhje” për vendime të tilla, duke mos zbuluar detaje nëse diplomati i tyre tashmë është kthyer në Suedi.

Gjithashtu nuk tha se për cilin diplomat suedez bëhet fjalë dhe as cilat janë arsyet e refuzimit të aplikimeve ruse për viza.

Gazeta “Stockholm Expressen”, duke cituar burime anonime, tha se diplomatët rusë më parë kanë punuar për inteligjencën ruse.

Sipas mediave suedeze, diplomati i dëbuar suedez ishte atashe i kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button