Zidane i tregon Man United përforcimin e parë që duhet bërë

Manchester United ka nisur bisedimet me ish trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidanen, rreth zëvendësimit të Jose Mourinhos.

Pas raporteve nga ‘AS’ mëngjesin e sotëm (e enjte) se Zidane është duke shqyrtuar ofertën nga United, burime të afërta me të sugjerojnë se ai do të dëshironte që puna e tij e ardhshme për sezonin tjetër të jetë në Premierë Ligë, ndërkohë që raportet e fundit këtë mbrëmje sugjerojnë se tashmë janë diskutuar edhe planet për transfere ndërmjet klubit dhe francezit, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse ka pasur tensione të shumta mes Mourinhos dhe United rreth rekrutimit të lojtarëve, mësohet se Ed Woodward dhe figurat e tjera janë të gatshëm për të përkrahur Zidanen rreth dëshirave të tij në merkato.

Sidoqoftë, mësohet se emri që është përmendur mes Zidanes dhe bordit të “Djajve të Kuq” është Eden Hazard, sulmuesi i Chelseas.

Reprezentuesi belg, i cili është shënjestër edhe e ‘Los Blancos’ është aktualisht në një situatë të pasigurt në Stamford Birdge për shkak e klubi nuk duket se është në gjendje për të blinduar atë me kontratë të re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button