Deputetët dëshirojnë që pas mbarimit të mandatit, shteti me ligj t’u garantojë punësimin

Garanci dhe mundësi për t’u punësuar në institucionet shtetërore pas skadimit të mandatit të deputetit, është një nga kërkesat e iniciativës së disa deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë, mes tyre të 8 deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE, të bëra sot në parlament. Ata në emër të nëngrupit për reforma të grupit interparlamentar, , kërkojnë ndryshim të Ligjit për deputetë, shkruan Portalb.mk.

Sipas kërkesë së tyre, privilegje do të kenë edhe ata deputetët që aktivisht kërkojnë punë në Agjencinë për punësim.

“Ka propozim edhe për ligjin e deputetëve. Nga deputetët është propozimi, derisa nuk harmonizohet me Qeverinë, nuk mund të ju tregoj se çfarë përmban”, tha kryetari i nëngrupit për reforma të grupit interparlamentar, Rexhail Ismaili.

Plani i deputetëve është që kjo iniciativë të kalojë së bashku me 35 ligjet e tjera reformuese nga Plani 18 i Qeverisë.

Kryetari i nëngrupit për reforma të grupit interparlamentar, Rexhail Ismaili ka njoftuar se në rendin e punës së këtij nëngrupi janë 36 ligje, në të cilat përfshihet edhe ligji për shërbime audio dhe audiovizuele.

“Janë 35 ligje që duhet të harmonizohen me legjislaturën evropiane”, tha Ismaili.

Lexo më shumë në: 35 ligje iu janë besuar nëngrupit të reformave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button