Nuk është miratuar Strategjia për zhvillimin e turizmit aktiv

PREMTIM: Do të përgatitim strategjinë për zhvillim të turizmit aktiv.

[Burimi: Programi i LSDM për zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 “Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 212, data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

LSDM në programin e saj zgjedhor në vitin 2016, “Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 212, premtoi se për gjashtë muaj që nga formimi, Qeveria do të miratojë Strategji për zhvillim të turizmit aktiv. Por, përsëri edhe pas kalimit të një viti dhe gjashtë muaj nga marrja e qeverisë, premtimi nuk është realizuar -Qeveria nuk ka miratuar asnjë strategji.

Nuk është miratuar as Strategjia për zhvillimin e turizmit. Ajo çka mund të gjendet në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë që është përgjegjëse për strategjinë në këtë sektor, është draft Strategjia për turizëm – Strategjia nacionale për turizëm në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016-2021, që është draft version që nga prilli i vitit 2016.

Strategjia për zhvillim të turizmit aktiv nuk mund të gjendet në mes materialeve të Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit në departamentin e strategjive dhe nënstrategjive.

Për një gjendje të këtillë për një periudhë më të gjatë reagoi Shoqata për furnizim me ushqim dhe turizëm pranë Odës ekonomike në Maqedoni. Kryetarja e Shoqatës Sonja Bibanovksa, këto ditë në Forumin me temën: “ZHVILLIMI STRATEGJIK i TURIZMIT DHE EFEKTET E POLITIKËS SHTETËRORE PËR MBËSHTETJEN E TIJ“, i cili u mbajt në Odën ekonomike deklaroi:

Tashmë është viti i tretë që sektori funksionon pa strategji, sepse ajo paraprakja kishte vlerë deri në vitin 2015, ndërsa dokumenti ekzistues është vetëm në formë të versionit final, me çka sektori i biznesit ka vërejtjet e veta dhe konstatime se përse dokumenti i cili do të nxis rritje dhe zhvillim të veprimtarisë nuk është zyrtarizuar (Bibanovksa)

Sekretariati shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, Zoran Pavllovski në forumin e njëjtë dhe në deklaratë për mediumet tha se Strategjia për turizëm është duke u përgatitur, por nuk theksoi nëse mendon për përgatitjen e Strategjisë për zhvillim të turizmit aktiv.

Në procedurën qeveritare është miratuar strategjia për turizëm me plan aksionar deri në vitin 2020. Me Bankën Botërore paralelisht po punohet edhe në strategjinë afatgjate për mirëmbajtjen e turizmit deri në vitin 2030 (Pavllovski). 

Ai njoftoi se në suaza të strategjisë për turizëm mendohet për zhvillim në më shumë lloje të turizmit në vend.

Momentalisht punojmë në përgatitjen për 20 masat për zhvillim të turizmit masiv por është në plan dhe përgatitja e analizave strategjike për zhvillim të segmenteve të caktuara siç është ajo që është në funksion të shpeleologjisë, por nuk harrojmë as turizmin alternativ, rural, eko-turizëm (Pavllovski)

Të përmendim se Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit në Republikën e Maqedonisë dhe përkrah asaj se nuk është përgatitur Strategjia për turizëm aktiv promovon turizmin aktiv në më shumë panaire. Panairi i fundit ku është promovuar ky lloj turizmi ka qenë panairi për turizëm Natour Alpe Adria në Ljublanë, Slloveni.

Përsëri, siç theksojnë edhe protagonistët, vendi nuk mund të zhvillojë turizmin, aq më pak atë aktiv, për atë se nuk ka strategji.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të thuhet se LSDM nuk realizoi premtimin se në gjashtë muajt e parë të formimit të Qeverisë do të miratojë Strategjinë për zhvillim të turizmit aktiv. 

Burimi: Vertetmates

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button