Irak, është zbuluar një varr i ri masiv

Në rajonin e Mosulit në Irak është zbuluar një tjetër varr masiv ku janë gjetur 48 trupa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ahmed el Ubeydi, kapiten me detyrë në ushtrinë e Irakut në një deklaratë për mediat lokale tha se varri masiv me 48 trupa është gjetur në zonën Esh-Shura në jug të Mosulit.

Ubeydi thotë se trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Mosul për identifikim dhe se sipas gjetjeve të tyre paraprake, në mesin e viktimave ndodhen edhe oficerë të policisë.

Organizata terroriste DEASH e cila në janar 2014 u shfaq për herë të parë në perëndim të Irakut, mori kontrollin e Mosulit qytetit të dytë më të madh të vendit në qershor të vitit 2014. Organizata pas Mosulit mori plotësisht nën kontoll edhe rajonet Salahaddin dhe Enbar si dhe një pjesë të zonës Kerkuk dhe Dijala.

Në rajonet që DEASH-i ka mbajtur nën kontroll përafërsisht prej 3 vitesh deri më tani janë gjetur 202 varre masive, por ka shqetësime se kjo shifër mund të arrijë në mijëra.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara në ngjarjet e dhunshme dhe konfliktet me pjesëtarët e DEASH-it në Irak gjatë viteve 2014-2017 kanë humbur jetën 30 mijë civilë ndërsa 55 mijë të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button