Kuvendi i Maqedonisë e ka miratuar Buxhetin për vitin 2019

Kuvendi i Maqedonisë sot e ka miratuar Buxhetin për vitin 2019. Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit janë planifikuar në nivel prej 210.8 miliardë denarë, ndërkaq shpenzimet janë të planifikuar prej 228.5 miliardë denarë, njofton Portalb.mk.

Deficiti buxhetor është 17.7 miliardë denarë, gjegjësisht 2.5% nga Bruto Prodhimi Vendor (BVP), që është zvogëlim në lidhje me këtë vit për gjysmë miliardë denarë ose për 0.2% pikë si përqindje nga BVP.

“Zëra më të lartë të rritjes ekonomike, standard më të mirë jetësor të popullatës, sundim të ligjit, nivel më të lartë së drejtës, anëtarësim në BE dhe NATO. Kjo janë qëllimet kryesore dhe prioritetet e Qeverisë që është reflektuar edhe në propozim-buxhetit për vitin 2019”, ka theksuar ministri i Financave, Dragan Tevdovski, në ekspozimin e propozim-buxhetit në seancë plenare në Kuvend.

Për investime kapitale janë ndarë 26 miliardë denarë, për shpenzime kapitale dhe infrastrukturë hekurudhore janë planifikuar 5.2 miliardë denarë, për investime në energjetikë dhe infrastrukturë komunale 5.5 miliardë denarë, për rregullim të zonave zhvillimore industriale teknologjike 631 milionë denarë, për sektorin shëndetësor 1.3 miliardë denarë, për arsim, mbrojtje shëndetësore dhe sport 2.8 miliardë denarë, për bujqësi 3.3 miliardë denarë, të cilat janë për zhvillim rural, ndërtim të hidro-sistemeve dhe investime për përmirësim të konkurrencës dhe modernizim të bujqësisë.

Buxheti është projekt në bazë të projeksionit të BVP-së prej 3.2% dhe inflacion 2%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button