Sugareski: Në vitin 2019 do të realizohen projektet e paralajmëruara në ndërtimtari

Oda ekonomike e ndërtimtarisë së Maqedonisë, Ministria për Transport dhe lidhje, Komuna Qendër, Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe faktorët tjerë relevant të sektorit në Lidhjen e odave ekonomike të Maqedonisë në nivelin më të lartë diskutuan për gjendjen aktuale në ndërtimtari, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ata konsiderojnë se rritja dhe stabiliteti në sektorin e ndërtimtarisë, nënkupton stabilitet edhe 26 për degë tjera ekonomike të ndërlidhura me ndërtimtarinë.

Kryetari i Odës për ndërtimtari të Maqedonisë, Ivica Jaqimovski tha se kërkesa e tyre kryesore është që sa më të shpejtë që mundet të miratohet propozimi i ri i Ligjit për planifikim urbanistik dhe Ligjit për ndërtim.

“Me miratimin e Ligjeve do të mundësohet zgjidhje e një prej problemeve më të mëdha të vitit të kaluar, e ky është bllokimi i planeve urbanistike të detajuara (PUD) tashmë të miratuara. Ndalimi i PDU-ve ka vënë në pikëpyetje sigurinë juridike të investitorëve në sektorin e ndërtimtarisë, të cilët pësojnë dëme të mëdha financiare”, theksoi Jaqimovski dhe shtoi se gjatë miratimit të planeve urbanistike të detajuara duhet pasur kujdes të veçantë, për shkak se çdo ndërprerje, kur veç më ka filluar procesi i ndërtimit, nënkupton dëm që nuk mund të kompensohet.

Ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski, beson se vitin e ardhshëm do të ketë realizim të projekteve të paralajmëruara në ndërtimtari, pa probleme.

“Pikërisht për atë arsye duhet të punojmë që të mos ketë ngecje, më saktësisht të respektohen afatet e parapara ligjore në ndërtimtari, të cilat janë me rëndësi të veçantë, për shkak se çdo mënjanim i lëshimeve që kanë ndodhur gjatë projektimit, nënkupton shpenzim plotësues i kohës dhe mjeteve financiare, të cilat medoemos reflektojnë mbi sektorin e ndërtimtarisë dhe ekonomisë në tërësi. Për vitin e ardhshëm për projekte kapitale janë paraparë 418 milionë euro, kurse realizimi i intervenimeve ndërtimore infrastrukturore të planifikuara donë të thotë rritje e ekonomisë së vendit”, theksoi Sugareski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button