Mësimdhënësit nuk duan ta plotësojnë e-ditarin në mënyrë retroaktive

Pas njoftimi në “Meta”, se është zgjedhur firma që do ta mirëmbajë e-ditarin, në rrjetet sociale, në grupet për punonjësit e arsimit, mësimdhënësit komentojnë se nuk është në rregull tani të kërkohet që t’i shënojnë të gjitha të dhënat për arritjet e nxënësve dhe mungesat në ditarin elektronik për krejt 4 muajt dhe se kjo punë është obligim i madh për ta. Mësimdhënësit konsiderojnë se ajo që sistemi nuk ka funksionuar me muaj të tërë nuk është me fajin e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Nuk është në rregull tani t’i shënojmë të dhënat për tërë gjysmëvjetorin. Do të ishte edhe më mirë të ishim kështu të zëshëm edhe para disa vitesh kur në maj i shënonim të dhëna për gjithë vitin shkollor”, thotë një mësimdhënëse.

Kolegia e saj thotë se ajo do të shënojë të dhëna në e-ditar nga momenti kur do të lëshohet në përdorim dhe se nuk guxon të lejohet të jetë ndryshe.

“Duhet të jemi të unik sepse nuk është halli për shkrimin, vallë është ajo që e bëjnë, por problemi është në qasjen”, reagon mësimdhënësja e tretë.

Nga Ministria për arsim dhe shkencë para pak kohe për “Meta” informuan se tashmë e kanë zgjedhur firmën “Sorsiks” që duhet ta mirëmbajë e-ditarin. Ditari prej muajit prill të këtij viti nuk funksionon, kurse pritet që sistemi të jetë në funksion së shpejti.

Me aktivizimin e ditarit elektronik, prindërit/kujdestarët e nxënësve do të vazhdojnë të kenë qasje të shpejtë dhe të thjeshtë në notat dhe sjelljen e fëmijëve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button