Prokuroria hapi hetim për anëtarët e Këshillit Gjyqësor

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka formuar lëndë sipas mënyrës “me të dëgjuar”, pas publikimeve nëpër media për vendimin e Këshillit Gjyqësor Buxhetor për sigurimin e mjeteve për pagesë të shtesave të rrogave. Me vendimet e miratuara për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë është ndarë pagesa në lartësi prej 35% nga paga, njofton Portalb.mk.

Prokuroria, ku shefe është Prokuroria, Vilma Ruskoska, do ta shqyrtojë nëse në mënyrë ligjore janë miratuar shtesat e rrogave për anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Prokurori kompetent për krim të organizuar hulumton nëse ka përgjegjësi eventuale penale për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe nëse i është bërë dëm Buxhetit të Republikës së Maqedonisë me pagim të shtesave të cilat nuk janë të përfshira në ligjin për rroga të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor për funksionarë, ata marrin roga më të mëdha nga kolegët e tyre gjykatës dhe atyre nuk u lejohet që të ndajnë shtesa për rrezik dhe baza tjera.

Përndryshe, sindikata ka njoftuar se Këshilli Gjyqësor ka sjellë vendim që t’i zmadhojë pagat e veta dhe pagat e gjykatësve për 35 për qind, dhe se vendimi ka efekt retroaktiv, që do të thotë se pagesa e shtesave e pagave është përafërsisht rreth 31 mijë denarë për muajin shtator dhe tetor të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button