Historia e alergjisë

Shfaqja e mbindjeshmërisë së alergjeneve ndaj organizmit ishte gjithashtu e njohur edhe për mjekët e lashtë si Hipokrati, Dioskuridi dhe Galeni. Megjithatë, dokumenti i parë i njohur me shkrim që përshkruan të sëmurët me reaksion alergjik, është zbuluar edhe në librin e persianit Zararia Al Razia (865-925).

Për reaksionin e ndryshuar të organizmit pas kontaktit të parë me një materie të huaj ose organizëm të gjallë, dihej që nga mjekësia e lashtë kineze, ndërsa nga të dhënat e lashta egjiptiane, është i njohur fakti se mbreti Meness vdiq nga thumbimi i një grenze, transmeton Panacea.al.

Shfaqja e mbindjeshmërisë së alergjeneve ndaj organizmit ishte gjithashtu e njohur edhe për mjekët e lashtë si Hipokrati, Dioskuridi dhe Galeni. Megjithatë, dokumenti i parë i njohur me shkrim që përshkruan të sëmurët me reaksion alergjik, është zbuluar edhe në librin e persianit Zararia Al Razia (865-925).

Rreth paraqitjes së astmës në kontakt me disa substanca (ushqime, aromë) dinin edhe mjekët e Mesjetës. Megjithatë, shfaqja e reaktivitetit të ndryshuar të organizmit pas ri-dhënies ose kontaktit me të njëjtën substancë, për herë të parë në mënyrë sporadike filluan të studioheshin nga mjekët e shekullit të 17-të dhe 18-të. Ata vërejtën simptoma të ngjashme me sëmundjen e serumit gjatë përsëritjes së transfuzionit të gjakut të qengjit.

Në fillim të shekullit të 19-të, deri kur arriti tek zhvillimi i plotë i shkencës, u kryen eksperimentet e para të alergjiologjisë dhe u botuan zbulime të shumta:

  • Bostok në 1819 përshkroi ethet e polenit nga i të cilat vuajti
  • Blakline në 1873 me një eksperiment klasik mbi veten e tij (inhalimin e polenit dhe testet e lëkurës) i pari dëshmoi se ethet e polenit shfaqen për shkak të ndjeshmërisë ndaj polenit.

Themelet e alergologjisë së sotme u vendosen nga Clement von Pirquet në vitin 1903, i cili në bazë të vëzhgimeve klinike caktoi parimet të cilat u bënë bazë për të kuptuar sëmundjet alergjike.

Ai e hulumtoi sëmundjen serum dhe vaksinimin kundër lisë dhe paraqitjeve alergjike gjatë fruthit dhe tuberkulozit, ndërsa viti 1906 konceptualizoi termin e ri të cilit ia dha emrin “alergji”. Në vitin 1910, Clement von Pirquet në mjekësi prezantoi aplikimin e një testi të tuberkulozit në lëkurë. Në atë kohë, Artus nëpërmjet eksperimenteve zbuloi se edhe substancat jo toksike (qumështi, serumi) mund të shkaktojnë mbindjeshmëri sistemike, ose nëse jepen në mënyrë subkutane (nënlëkurore) japin një reagim lokal të njohur si fenomeni Artus.

Në shekullin e 20-të vijuan zbulimet e reja historike.

  • Non dhe Freeman filluan trajtimin e etheve të polenit në vitin 1910, me desensibilizimin e organizmit me ndihmën e injeksioneve intrakutane të alergeneve
  • Kuk filloi të bënte teste intrakutane për qëllime diagnostike.
  • Prausnitz dhe Küstner në vitin 1921 përshkruan një metodë për transferimin pasiv të mbindjeshmërisë së lëkurës ndaj serumit të lëkurës dhe me këtë e konfirmuan hipotezën e ekzistencës së antitrupave që shkaktojnë reaksion alergjik.
  • Coca dhe Grove në vitin 1925 prezantuan termin alergji atopike. Ata konsideronin se alergjia ishte e trashëgueshme dhe pretendonin se mbindjeshmëria specifike shfaqet pas kontaktit të parë, ndërsa ndërmjetësohet nga antitrupat humorale alergjike. Alergjitë atopike përfshijnë rinitit alergjik dhe astmën bronkiale.
  • Në mesin e shekullit të 20-të, shumë autorë mbrojtë hipotezën se alergjitë dhe imuniteti i fituar bazohen në mekanizma të ndryshëm dhe se këto janë dy dukuri krejtësisht të pavarura.

Njohurit e reja të imunologjisë erdhën pas Luftës së Dytë Botërore kur, sipas rrethanave, përdorej transplantimi i organeve. Zhvillimi i shkencës mjekësore në vitet e ’60 të shekullit 20-të, veçanërisht imunologjia e transplantimit, tregoi se alergologjia dhe imunologjia janë të ndërthurura dhe se bazohen në të njëjtat parime fiziologjike dhe patofiziologjike.

Në dhjetëvjeçarët e fundit ndiqej një përparim i madh në imunologjinë dhe alergologjinë, ndërsa dallimet e supozuara më parë dhe ndarja e imunitetit humoral dhe qelizor tashmë nuk ekzistojnë.

Progres i rëndësishëm në strukturën dhe vetitë biokimike të shumë ilaçeve klinikisht të rëndësishme është bërë gjatë dy dekadave të fundit, janë përcaktuar sekuencat aminoacide të kodeve gjenetike të një numri antigjenesh, që mundësoj prodhimin e antigjeneve të pastra. Ky progres ka mundësuar gjithashtu prodhimin e antigjenëve për imunomodulimin, antitrupat monoklonalë dhe poliklonalë të cilat përdoren në hulumtime, diagnostifikim dhe trajtime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button