Janë kapur plumba 9mm në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se oficerët Doganor kanë kapur një sasi të konsiderueshme të fishekëve gjatë tentim kontrabandës në pikë kalimin Kufitar – Aeroport.

“Sot zyrtarët doganorë në Aeroportin e Prishtinës kanë ndaluar një pasagjer i cili po fluturonte nga Gjermania. Personi në fjalë  ka kaluar nëpër  kanalin e gjelbër nga ku është selektuar për kontrollë të valixhes. Pas imazheve në skaner oficerët kanë vërejtur se personi transportonte gjësende të dyshimta , është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes. Gjatë kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: Plumba të kalibrit 9mm – 250 pce”, njofton Dogana e Kosovës, transmeton Koha.net.

Pas zbulimit oficerët kanë ndaluar personin dhe plumbat ku edhe rasti është përcjell tutje për trajtim nga Policia e Kosovës dhe prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button