James Rodriguez: Po mendoj vetëm për Bayernin

James Rodriguez këmbëngul se ai është duke menduar vetëm për Bayern Munichun edhe pas njoftimeve se mesfushori ka përçarje me trajnerin Niko Kovac.

Bajerni nuk po nxiton të përdorë opsionin e tyre për të blerë Jamesin, i cili është në sezonin e dytë dhe të fundit të marrëveshjes së tij dyvjeçare me Real Madridin, sipas kryetarit Karl-Heinz Rummenigge.

James thuhet se dëshiron të kthehet te fituesit aktual të Ligës së Kampionëve në Madrid, por kolumbiani nuk pranoi të spekulohej për të ardhmen e tij.

“E tashmja ime është me Bayern Munichun, kam kontratë me ta deri në qershor”, ka thënë fillimisht James.

Rodriguez në aksion me fanellën e Bayernit (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

“Jam mirë, jam i qetë. Në Qershor ne do të shohim se çfarë do të ndodh, por tani po mendoj vetëm për Bayernin”.

“Bayerni ka një skuadër të shëndetshme që është e mirë [së bashku], dhe nuk ka asnjë problem me Kovacin”, përfundoi kolumbiani.

James kishte shënuar tre gola dhe dy asistime nga 11 paraqitje këtë sezon – shtatë si titullar.

Megjithatë, kolumbiani po përballet me një lëndim të ligamentit të kolateralit, i cili e mban jashtë fushave që nga muaji i kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button