OSBE në Shkup: linjë falas 0800-11-011 për raportimin e kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe punëtorëve të medias

Linjë falas për ndihmë 0800-11-011 për raportimin e kërcënimeve, sulmeve dhe dhunës kundër gazetarëve u prezantua sot në konferencën për shtyp nga Misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGPM).

Linja falas do të funksionojë 24/7 për të ofruar ndihmë dhe mbështetje gazetarëve dhe punëtorëve të medias në raste frikësimi, kërcënimi, sulmi verbal apo fizik, onlajn shqetësimeve, dhunës së bazuar në gjini, shantazheve dhe çdo situate tjetër të lidhur me sigurinë.

Operatori do t’i këshillojë gazetarët dhe punëtorët e medias mbi atë se si të veprojnë në situata specifike duke i informuar mbi mekanizmat për parashtrim të ankesës të cilat i kanë në dispozicion.

“Sulmi mbi gazetarinë është sulm mbi demokracinë. Kërcënimet dhe frikësimet shpesh shpien deri në vet-censurë, duke kufizuar hapësirën për fluks të ideve dhe mendimeve”, tha Zëvendës Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Jeff Goldstein. “OSBE-ja me qasjen e vet gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë, punon për të siguruar që mediat të mund të punojnë më lirshëm dhe gazetarët të mund ta kryejnë punën e tyre pa druajtur nga frikësimet apo kërcënimet, duke u ndjerë të sigurt”.

u.d. kryetar i Sindikatës së gazetarëve Zvezdan Georgievski tha: “Gazetaria cilësore nuk është e mundur pa kushte pune të sigurta për gazetarët dhe punëtorët e medias. Për atë shkak, është shumë e rëndësishme t’ua mundësojmë kolegëve tanë ndihmën e duhur në raste kur ballafaqohen me të gjitha llojet e dhunës.”

Si pjesë e përpjekjeve të veta për ta zmadhuar sigurinë të gazetarëve, gjatë konferencës për shtyp, Misioni gjithashtu bëri dhe dorëzimin e donacionit të xhaketave dhe kapelave mbrojtëse për anëtarët e SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button