Han: Maqedonia ka mundësi t’i arrijë Serbinë dhe Malin e Zi në rrugën drejt BE-së

Eusokomusari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han vlerëson se Maqedonia mund t’i bashkohet Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat veçse më janë në rrugën eurointegruese dhe të cilat i kanë filluar negociatat për anëtarësim në BE, transmeton Portalb.mk.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor ende janë të dobëta dhe zgjerimi i BE-së është mënyra e vetme për stabilizim të qetë të rajonit. Por, se kur do të hyjnë ata në BE nuk mund të jap vlerësim konkret”, tha Han në intervistë për gazetën gjermane “Handellsbar”.

Në lidhje me plotësimin e kritereve për anëtarësim, Serbia dhe Mali i Zi janë më afër, por, siç vlerësoi Han, pas zgjidhjes së çështjes së emrit, edhe Maqedonia do të ketë mundësi shumë të mira të vazhdojë përpara.

Edhe pse nuk ekziston datë precize, konsideroi Han, megjithatë viti 2025 është viti i qëllimit orientalistik nga ana e Komisionit Evropian si datë potenciale për anëtarësimin e vendeve me përparim më të madh në rajonet e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button