Porosi kreative për ndotjen, të vendosura në Tetovë

Anëtarët e Media / Art klubeve të Forumit Arsimor Rinor nga Tetova të shtunën vendosën shenja të cilat në mënyrë kreative e paraqesin problemin me ndotjen, një prej problemeve kryesore në qytet.

Ata e realizuan aksionin e tyre “Shih! Mendo! Reago! në tre lokacione qendrore në Tetovë, duke vendosur porosi informative të cilat ishin për ngritjen e vetëdijes për ndotjen e mjedisit jetësor, transmeton Radio MOF.

Porosi kreative për ndotjen
Foto nga ngjarja

Nxënësit e shkollave të mesme vendosën shenja në parqet:  rr.  Jane Sandanski (deri te Burger Haus), “Mëhalla Ajduçko” dhe “Parku Zhena”. përpos kësaj, anëtarët e klubit organizuan edhe eko aksion për pastrimin e hapësirës publike.

“me aksionin e sotshëm, dëshirojmë  në mënyrë aktive të apelojmë tek institucionet kompetente për kujdes më të madh ndaj hapësirës publike në qytet, ndërkaq nga ana tjetër qëllimi jonë është që nëpërmjet porosive të shkruara në tabelat të rrisim vetëdijen për rruajtjen e mjedisit jetësor dhe për reduktimin e ndotjes.  Kur do të lexojnë qytetarët sa kohë duhet të shpërbëhet një najlon plastike, qese, mbetje duhani do të mendojnë a do ta ndotin mjedisin jetësor”, deklaroi Boban Kostadinovski, koordinator lokal i Forumit Arsimor Rinor nga Tetova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button