35 ligje iu janë besuar nëngrupit të reformave, sot pritet të miratohet ligji për mediat (VIDEO)

Kryetari i nëngrupit për reforma të grupit interparlamentar, Rexhail Ismaili ka njoftuar se në rendin e punës së këtij nëngrupi janë 36 ligje, në të cilat përfshihet edhe ligji për shërbime audio dhe audiovizuele, i cili sipas tij pritet të miratohet sot në Komisionin për Transport dhe Lidhje, raporton Portalb.mk.

Rexhail Ismaili
Rexhail Ismaili

“Janë 35 ligje që duhet të harmonizohen me legjislaturën evropiane”, tha Ismaili.

Prej deputetëve të nëngrupit janë dorëzuar ligji për:

  • ligji për organizim dhe punë të drejtorive të shtetit
  • ligji për qeverinë
  • ligji për Kodin Penal
  • ligji për Prokurorinë Speciale Publike

Sipas deputetit Ismaili, këto ligje priten të miratohen deri në janar.

“Procedura do të fillojë gjatë javës tjetër, dhe gjatë janarit të miratohen ato ligje”, tha Ismaili i cili shtoi se: “Propozime nga Qeveria janë 20 ligje. Ju e dini që ligji për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele, me shumë gjasë sot do të kalojë në Komisionin për Transport dhe Lidhje”, tha Ismaili.

Por sipas tij, në lojë janë edhe 19 ligje që të miratohet, por përveç tyre, janë edhe 15 ligje tjera që parashohin ndryshime të tjera e të cilat janë:

Ligji për gjykata, ligji për këshillin gjyqësor, ligji për këshillin e prokurorëve publik, ligji për prokurori publike, ligji për procedurë penale, ligji për Kodin Penal, ligji për ndihmë juridike falas, ligji për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për qasje te informatat me karakter publik, ligji për parashtrim të sanksioneve, ligji për Prokurori Speciale, ligji për Agjencinë e Zbulimit të Brendshëm, ligji për kundërvajtje, ligji për koordinim për siguri dhe kundërzbulim, ligji i komuniteteve, ligji për ndjekjen e komunikimeve, ligji për të huajt, ligji për shërbime audio dhe audiovizuele.

Përveç këtyre, parashihet edhe ligji për të punësuarit në sektorin publik, ligji për sigurim pensional dhe invalidor, ligji për informacione të klasifikuara, ligji për parandalim të shpëlarjes së parave, ligji për financim të terrorizmit, ligji për policinë financiare, ligji për masa restriktive, ligji për menaxhim me krizat, ligji për parandalim të prodhimit dhe përdorimit të armëve dhe ligji për Kodin Zgjedhor.

“Ka propozim edhe për ligjin e deputetëve. Nga deputetët është propozimi, derisa nuk harmonizohet me Qeverinë, nuk mund të ju tregoj se çfarë përmban”, tha Ismaili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button