13 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Çeki

Zëdhënësi i kompanisë minerare, Ivo Celechovski, thotë se ka arritur në 13 numri i të vdekurve nga shpërthimi i metanit në një minierë qymyri në Republikën Çeke, të enjten në mbrëmje, njofton REL.

11 nga të vdekurit janë punëtorë me përkatësi polake ndërsa dy janë çekë.

10 minatorë tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi në minierën pranë qytetit Karvina të Çekisë.

Më parë, numri i të vdekurve qëndronte në pesë.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe homologu i tij çek, Andrej Babis, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave. Të dy udhëheqësit pritet të mbërrijnë në minierë të premten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button