Infrastruktura në Çair: Vazhdojnë ndërtimet në lagjen e stërngarkuar të Serovës

Vazhdon të krijohet situatë alarmuese në Komunën e Çairit me urbanizimin e parqeve dhe gjelbërimeve, në vend të të cilave ngrihen shtëpi private, pallate dhe biznese. Në disa lokacione në Çair në vend të parqeve janë ndërtuar ose po ndërtohen ndërtesa të ndryshme, duke ngulfatur ambientin edhe ashtu të dendur të kësaj komune, raporton Portalb.mk.

Rasti fundit është me dy ndërtesat që janë duke u nderuar në hyrje të Serovës, pas ndërtesave me numra të rrugës Xhon Kenedi të kësaj komune.

Ndërtesat e reja në lagjen Serovë të Çairit

Zëdhënësi i komunës së Çairit, Kushtrim Alla tha se janë në dijeni për ndërtimin e këtyre dy ndërtesave por nuk dha informacion lidhur me atë se a kanë marrë leje nga komuna dhe në bazë të cilave kritere është dhënë leja për ndërtim, nëse është dhënë një e tillë.

LEXO:  Shkup, lagjja shqiptare Serova në kaos urbanistik (FOTO)

LEXO:  Çair, gropa rrezikon banorët, komuna s’ka haber

Përderisa banorët vazhdojnë të ankohen për mungesën e gjerave bazë që duhet të ketë një komunë në këtë shekull, siç është kanalizimi, ujësjellësi si dhe kanalizimi atmosferik.

“Siç po e shihni edhe vet lërë që objektet e reja nuk na lënë të marrim frymë, gjithashtu edhe trotuaret dhe parqet janë shndërruar në parkingje për makinat e shumta që qarkullojnë në këtë komunë. Komuna vazhdon gjumin. Shkatërruan komunën fale korrupsionit dhe parave që marrin për mos të bë zë”, tha Irfan K., banor.

LEXO: Vazhdon procesi i legalizimit, Çairi i Shkupit i stërmbushur me objekte pa leje!

LEXO: Mungesa e kanalizimit dhe infrastruktura e shkatërruar ‘fundosin’ Çairin e Shkupit

“Rrugët janë shumë të ngushta, ndërtohen banesa të reja shumëkatëshe kurse nuk kanë parking. Sot secila familje pothuajse ka nga një makinë, tani kanë bllokuar gjithë rrugët. Kaos mbizotëron në këto lagje, secili punon e ndërton në kokë me vete. Nuk ka fare rregull, po të kishte, komuna nuk do lejonte një gjë të tillë”, tha R.A., banor.

Ndërtesat e reja në lagjen Serovë të Çairit

Kohë më parë nga komuna e Çairit për Portalb.mk thanë se gypet e kanalizimit janë të vjetra dhe se shtimi i popullatës dhe i numrit të përdoruesve krijon probleme me sistemin, për të cilin premtuan që do të fillojnë sanimet qysh në vitin 2016.

LEXO: Në Çair trotuaret shërbejnë si parkingje, ende s’ka gjë nga garazhet në kate

LEXO: Inspektorati komunal sërish mbyll sytë, 70 për qind e ndërtesave në Çair nuk kanë këshill banesor

Qytetarët kërkojnë:

Komuna të jetë e përpiktë me dhënien e lejeve për ndërtim

Të krijojë më shumë parqe dhe parking

Të bëhen kontrolle për ndërtimet pa leje

Të krijojë plan urbanistik funksional

Ndryshe, Çairi vite më parë u shpall komuna më e dendur në Evropë, ndërsa dendësia vazhdon e rritet edhe më tepër duke ndërtuar në çdo park dhe në çdo hapësirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button