fbpx

Skandali te unaza, PD përmend për herë të parë emrin e Bashkim Ulaj

Këshilltari ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi, tha në studion e emisionit të paekzpozuarit se PD dhe opozita nuk ka asnjë kompleks për të përmendur biznesmenin Bashkim Ulaj, si i përfshirë në aferën korruptive për 40 milion euro në rrugën e Unazës së Re. Sipas këshilltarit ligjor të PD-së, opozita nuk mund të merret vetëm me biznesmenin por duhet të denoncojë përgjegjësinë e ministrit Gjiknuri të kryeministrtit dhe mazhorancës për abuzimin me 40 milion euro, transmeton Shekulli.

“Në rastin e kompanisë DH ne nuk kemi asnjë kompleks për të përmëndur Bashkim Ulaj, por kjo është një çështje që tashmë është nën hetim nga prokuroria. Fakti është se atje është një 26 vjecar që nuk është pronar i kësaj kompanie, ka disa elementë që adresa e kompanisë DH, e të tjera që të çojnë tek kompania e biznesmenit Ulaj. pse nuk ia thoni emrin? Ne kemi dalë dhe ia kemi thënë emrin por është detyra e autoriteteve shtetërorë që duhet të japë shpjegim dhe ne nuk mund të merremi me një bizensmen dhe të lëmë jashtë përgjegjësive ministrat dhe qeverinë”, tha Bardhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button