Lampard: Mourinho më i kërkuari, mund të kthehet në Ligën Premier

Menaxheri i Derby Countyt, Frank Lampard, beson se Jose Mourinho është njeriu më i kërkuar pas shkarkimit nga Manchester United.

Mourinho u shkarkua pas një serie të rezultateve të dobëta dhe përçarjeve në skuadër, transmeton Telegrafi.

Lampard e njeh mirë portugezin për shkak të suksesit që arritën bashkë te Chelsea dhe tashmë menaxheri i Derby Countyt pret që Mourinho të rikthehet në garën elitë të futbollit anglez.

“Është Mourinho. Ka mundësi të kthehet sërish”.

“Ai do të jetë i kërkuar sepse është i madh dhe për shkak të asaj që ai ka bërë në këtë lojë”.

“Është në dorën e tij tani, ai mund të pushojë. Ndoshta ai meriton një pushim për një kohë të caktuar për shkak se ka presion, e nuk jam i sigurtë nëse do të ishte mirë, presioni nga jashtë”.

“Por, ai është njeri që punon shumë dhe do të kthehet sërish në lojë, qoftë në Ligën Premier qoftë diku tjetër. Ai do të jetë në krye sepse është top menaxher”, u shpreh Lampard.

Lampard është aktualisht i përfshirë në një luftë të ashpër për të hyrë në Ligën Premier me skuadrën e tij, Derby County.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button