Dëbimi i ambasadorit iranian në Tiranë, reagoi kryeministri i Izraelit Netanyahu

Dëbimi i ambasadorit iranian në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një tjetër zyrtar i ambasadës kanë sjellë reagimin e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka falenderuar qeverinë dhe shqiptarët.

Përmes një postimi në rrjetin social, Netanyahu shkruan se lajmi i ardhur nga Shqipëria ishte pozitiv dhe se Izraeli qëndron në krah të Shqipërisë, transmeton Gazeta Express.

“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit radikal islamik të Iranit – që komplotet e sulmeve terroriste  kanë një kosto,” shkruan Netanjahu dhe vijon me këto fjalë:

“ Izraeli qëndron në krah të Shqipërisë, ashtu siç qëndron në krah të çdo shteti që e sheh regjimin Iranian për atë që është, kërcënimin më të madh kundër paqes dhe sigurisë në botë”

Ditën e djeshme Shqipëria shpalli non grata ambasadorin iranian Mogammadnia si dhe një zyrtar të ambasadës, me argumentin se janë të përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button