CEO i OnePlus u fotografua duke prezentuar një telefon të ri
Një foto e rrjedhur, që duket se u mor nga një takim i brendshëm i OnePlus, ka dalë në sipërfaqe në internet duke treguar CEO Pete Lau me një pajisje që mund të jetë ose OnePlus 7, ose një tjetër telefon 5G pa emër nga kompania.
Imazhi u postua në Twitter nga Ishan Agarwal – i cili ka një rekord të arsyeshëm me rrjedhjet e telefonave në të kaluarën – dhe duke pasur parasysh se ne mund të shohim drejtorin e OnePlus në foto, nuk ka dyshim se është e vërtetë, transmeton Telegrafi.
Ndërsa mund të marrim këtë si zbulim të hershëm të OnePlus 7, ose telefonit të parë OnePlus 5G, vlen të përmendet se kjo mund të jetë thjesht një prototip i hershëm.
Telefonat kalojnë nëpër një sërë projektimesh dhe testesh, dhe ajo që shohim në këtë imazh mund të mos lansohet për treg – prandaj merrni gjithçka me një dozë dyshimi, tani për tani.
Raportet e mëparshme pretendojnë se çmimi i pajisjes OnePlus 5G mund të jetë midis $ 200 dhe $ 300 më i lartë se pajisjet standarde të firmës, dhe telefoni pritet të mundësohet nga çipi më i fundit Snapdragon 855 me modemin X50 që ka kapacitet 5G.