Ministria e arsimit i ka ndaluar ekskursionet te deponia me lindan

Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor ka dërguar një letër deri te Ministria e arsimit që të mos organizohen ekskursione në Pelenicë, Draçevë, vendi për të cilin “Meta”, ka shkruar se ka dyshime që aty gjendet një deponi të pashënuar me lindan kancerogjen i cili rrjedh fabrika OHIS, përcjell Portalb.mk. 

“Në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, ka ardhur një shkresë nga MMJPH dhe ne do të veprojmë sipas saj, gjegjësisht do t’i dërgojmë urdhëresa komunave, si themelues të shkollave, që atje të mos organizohen ekskursione”, thonë nga  Ministria e arsimit për “Meta”.

Ministria e mjedisit jetësor ka premtuar se deri në fund të vitit do ta rrethhojë hapësirën në ​​Draçevë, për të cilënka dyshime se ajo është deponi e paligjshme me 8.000 tonë lindan toksik.

Sekretaresha shtetërore në MMJPH, Ana Petrovski, në një bisedë me “Meta”, tha se do të dërgohet njoftimi në Ministrinë e arsimit dhe shkencës që në Pelenicë të mos organizohen ekskursione me nxënësit, deri sa të përcaktohet rreziku.

“Alarmi është përcjellë edhe te qeveria edhe te ne si ministri dhe në këtë çast do të ndërmerren veprime në bazë të nenit 42 të ligjit për mbeturina, që na autorizon ne si organ kompetent, që para se të vërtetohet rreziku, sepse ende nuk është dëshmuar, ndërsa për ta dëshmuar kemi nevojë për kohë dhe burime, të paktën ta rrethojmë hapësirën për të cilën supozohet se është lokacioni. Është në një hapësirë e pabanuar, por është afër një manastiri, ku fëmijët shkojnë në ekskursion. Me fjalë të tjera, si organ, deri në fund të vitit, e kemi për detyrim ta rrethojmë atë hapësirë ​​dhe të vendosim një tabelë të caktuar” – tha Petrovska.

Lindani në këtë lokacion vjen nga fabrika OHIS dhe aty e kanë hedhur punëtorët,  para se të ndërtohen deponia e mëdha dhe e vogël në territorin e fabrikës, ku sipas vlerësimeve ka në mes 40-50.000 tonë tokë të kontaminuar me lindan.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button