Sonte fillon edicioni i 57-të i Festivalit të RTSH

Sonte fillon nata e parë e edicionit të 57 të  Festivalit të RTSH, ku 22 konkurrentët do të interpretojnë live këngët e tyre me orkestër në skenën e madhe te festivalit më prestigjioz të muzikës së lehtë shqiptare, përcjell Portalb.mk.

Drejtoreshë artistike e festivalit këtë vit është sopranoja me famë botërore Inva Mula e cila ka prezantuar një platformë të re të festivalit.

Këngët do të prezantohen në 3 net, nata e parë në 20 dhjetor, ku 22 këngëtarët do të këndojnë ‘live’ me orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, nata e dytë do të jetë Nata e Performancave, apo ndryshe Nata Eurosong, ku të 22 këngët do të vijnë të interpretuara ‘live’ por pa orkestër, ato do të shoqërohen nga elementë spektakli duke dhënë në një mënyrë të njëjtën paraqitje që çdo konkurrent do të kishte në Festivalin Evropian. Dhe në natën e tretë këngët do të konkurrojnë për vendin e parë.

Kënga fituese e festivalit do ta prezantojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës Eurosong i cili do të mbahet në Izrael.

Festivalin këtë vit do ta prezantojnë Ana Gojla, aktore , producente, këngëtare në Kanada dhe Viktor Zhusti I cili I kthehet festivalit pas 47 viteve, kujtojmë ai ka prezantuar festivalin e 10 të RTSH-së.

Festivali do të ketë edhe të ftuar special, që këtë vit janë Ermal Meta, Artisti shqiptar me një karrierë të suksesshme në Itali do të këndojë natën e parë të Festivalit. Pas sukseseve të fundit si fitues i festivalit të Sanremos dhe prezantimit të suksesshëm në Eurovision, Meta vjen pranë publikut shqiptar, Në natën e dytë  do të ketë performanë dhe edhe vetë prezantuesja Ana Gojla që do të vijë me një numër special.

Në natën e tretë do të jenë dy homazhe dedikuar dy figurave të rëndësishme siç janë Gaqo Çako dhe Fatos Arapi. Si dhe e ftuar do të jetë Erza Muqolli, artistja 12 vjeçare që ka bërë për vete gjithë publikun francez, si fituese e “France Got Talent”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button