Trump i ka shkruar Vuçiçit: Shfrytëzoni shansin historik për marrëveshje me Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump i dërgoi një letër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ku theksoi se ishte kënaqësi të shihte Vuçiçin në Paris gjatë shënimit të Ditës së Paqes dhe se SHBA-të vlerësojnë udhëheqjen e Vuçiçit, kryesisht për sigurmin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Duke pasur parasysh faktin se po hyni në fazën përfundimatare të arritjes së marrëveshjes me Kosovën, e cila do të sjellë paqen e shumëpritur në rajon, ju inkurajoj që ta shfrytëzoni këtë moment duke përdorur autoritetin politik në sjelljen e vendimeve të cilat do të kënaqin interesat e të dyja palëve. Do të ishte një dëm i madh që të humbet ky shans unik për paqe, siguri dhe rritje ekonomike”, theksohet në letrën e Trump, të cilën e publikoi kabineti i presidentit të Serbisë.

Trump u bëri apel të dyja palëve që sa më parë të arrijnë marrëvishje të normalizmit dhe të përmbahen nga veprimet të cilat shkaktojnë vështirësi. Ai potencoi se marrëdhëniet e qeta dhe produktive të Serbisë dhe Kosovës do të jenë një pikë kthese për rajonin dhe se SHBA-të janë të gatshme për të ndihmuar.

“Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është shumë pranë arritjes. I gëzohem mundësisë që ju dhe presidentin Hashim Thaçi t’ju mirëpres në Shtepinë e Bardhë, për të festuar atë që do të ishte marrëveshje historike”, thuhet ndër të tjera në letrën e Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button