Ligji për antikorrupsion nën thjerrëzën e KE-së, pritet të reflektojë gjatë dhjetorit

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret që ligji për antikorrupsion me të cilin parashihet edhe formimi i përbërjes së re të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Komisionit për Antikorrupsion) të miratohet gjatë muajit dhjetor, pasi që siç tha ajo, Komisioni Evropian (KE) u ka premtuar që do ti shqyrtojë amendamentet e dorëzuar në afat sa më të shpejtë kohor, transmeton Portalb.mk.

“Kemi dhënë amendamente të ligjit. Tekstin e plotë e kemi dërguar sërish te Komisioni Evropian, presim përgjigje kthyese, shpresoj, sepse na premtuan, që sa më shpejtë, me qëllim që ta vazhdojmë procedurën në Kuvend, dhe të përfundojë gjatë këtij muaji”, tha Deskoska.

Ajo sqaroi se çështje diskutabile të ligjit për antkorrupsion i cili gjatë kësaj jave ishte në komisionin amë në Kuvendin e Maqedonisë, por u anuluar për shkaqe që nuk diheshin, janë në numrin e anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion, në pjesën e mënyrën së selektimin të anëtarëve dhe emërimit të tyre nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Maqedonisë, në pjesën e asaj se cilat shkelje do t’i shqyrtojë Antikorrupsioni dhe cilat do t’ia japë gjykatës.

KE-ja kërkon Komision për Parandalim të Korrupsionit me 5 anëtarë

“Përbërja e trupës, d.m.th. ne, në tekstin që është dhënë në procedurë kuvendore, është paraparë që Komisioni për Antikorrupsion të përbëhet nga shtatë anëtarë, kurse rekomandimi i tyre është që ajo të përbëhet nga pesë anëtarë. D.m.th. kërkojnë trup më të vogël, më koherent”, tha Deskoska.

KE-ja kërkon anëtarë të Antikorrupsionit më profesionalët

Ministrja Deskoska njoftoi se janë përgatitur dy alternativa sa i takon çështjes së selektimit të kandidatëve të Komisionit për Antikorrupsion, sepse KE-ja kërkon siguri se anëtarët që do të përzgjidhen në Komisionin për Çështje të Emërimeve në Kuvendin e Maqedonisë janë më të mirë. Intervista e kandidatëve do të bëhet me përfshirjen edhe të sektorit civil.

“Ka rekomandime edhe në pjesën e selektimit të kandidatëve, sepse synimi ynë dhe i tyre është që të kemi kandidatët më të mirë. Në intervistën që do ta realizojnë kandidatët, do të ketë përfshirje të një grup njerëzish të zgjeruar, përfshirë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, shoqatave të gazetarëve, konferencës nderuniversitare, që ka për qëllim të kemi një proces transparent. Pyetja e tyre është se si Komisioni për Çështje të Emërimeve në Kuvendin e Maqedonisë do të garantojë se do t’i zgjedh ato që janë më profesional. Kemi punuar në Ministrinë e Drejtësisë dy alternativa të cilat konsiderojmë se mund të përgjigjen në këtë pyetje, dhe i dërguam në Komisionin Evropian, dhe presim që të na japin përgjigje kthyese, se cila alternativë konsiderojnë se është më e përshtatshmja, dhe nëse kanë ndonjë të tretë, të na e rekomandojnë atë”, tha Deskoska.

Parashihet disa shkelje t’i shqyrtojë Antikorrupsioni, disa t’ia dorëzojë gjykatës

“Në pjesën e shkeljeve, ne kemi paraparë që disa shkelje t’i shqyrtojë Komisioni për Antikorrupsion vetë, disa të tjera t’ia lë gjykatës. Ata kërkojnë që Komisioni për Parandalim të Korrupsionit të jetë organi kryesor kundërvajtës, e cila do t’i shqyrtojë sanksionet, dhe më pas nëse shkohet në gjykatë, atëherë do t’i parashtrohet dënim nëse i është caktuar sanksion kundërvajtës”, tha Deskoska.

LEXO: Qeveria gati në gjysmë të mandatit, ndërsa kryeministri paralajmëron Komisionin të ri për antikorrupsion
LEXO: Sekretariati i Antikorrupsionit po pret për punësime dhe hapësirë për TI pajisjen e dhuruar
LEXO: Komisioni për parandalim të korrupsionit: Komisioni që nga luftëtari u bë krijues i korrupsionit (vizuelizim)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button