Ligji i gjykatave është në rregull sipas Komisionit të Venedikut, sot i dorëzohet Kuvendit të Maqedonisë

Komisioni i Venedikut i ka dhënë rekomandimet për ligjin e gjykatave, dhe teksti final i ligjit i gjykatave do të dorëzohet sot në Kuvendin e Maqedonisë, njoftoi në konferencë për media, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, transmeton Portalb.mk.

“Në letër thuhet se rekomandimet e tyre janë përmbushur. Të vetmin rekomandim që mund ta precizojmë në procedurë ligjore, është vendosja e një dispozite, që gjatë shfuqizimit të gjykatave, gjykatësit të cilët do të transferoheshin në gjykatë më të ulët, duhet ta mbajnë pagën të cilën e kanë pasur më herët”, tha Deskoska.

Ministrja e Deskoska pret që ligji të marrë përkrahjen e deputetëve.

“Këtë letër sot do ta dorëzoj deri te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që ta ndajë me deputetët dhe pres që të gjithë deputetë të cilët e kanë përkrahur procesin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, të japin përkrahje të ndryshimeve ligjore të propozuara”, tha Deskoska.

Ndërkaq nga Komisioni i Venedikut dje kanë njoftuar se ligji i gjykatave është në pajtueshmëri me rekomandimet e tyre.

“I kemi parë amendamentet e propozuara në Sekretariat. Analiza jonë preliminare thotë se pothuajse të gjitha rekomandimet tona janë përfshirë në tekst”, thuhet në letrën e KV-së së nënshkruar nga drejtori i Sekretariatit të Komisionit të Venedikut, Tomas Markert.

Në ligjin e gjykatave parashihen nëntë ndryshime kyçe:

1. Ashpërsohet kriteret për zgjedhje dhe avancim të gjykatësve;
2. Gjykatësit të cilët do të ligjërojnë në Akademinë për Gjykatës dhe Prokuror Publik, do të kenë mundësi të kryejnë rolin e gjykatës me më pak detyra;
3. Zgjerohet lista e pozitave për shkak të së cilave mund të ndërpritet funksioni gjyqësor: Në rast se gjykatësi është emëruar për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, gjykatës në Gjykatën Ndërkombëtare, në Gjykatën Kushtetuese, prokuror publik, drejtor apo zëvendësdrejtor në Akademinë për Gjykatës dhe për Prokuror Publik;
4. Gjykatësit do të kenë mundësi të punojnë deri në moshën 67-vjeçare;
5. Si shkelje më e rëndë disiplinore në bazë të së cilave do të shkarkohen gjykatësit është: cenim i rëndë i rendit publik , ndikim i ashpër dhe përzierje në kryerjen e funksionit të gjykatësve, nëse refuzon të japë informacione për gjendjen pronësore që e posedon dhe nëse informacionet janë të pavërteta;
6. Një gjykatës mund të shkarkohet edhe për kryerjen e funksionit në mënyrë joadekuate dhe joprofesionale nëse: nëse nuk i plotëson kushtet për sukses në punë në dy vlerësimet e fundit, nëse është i dënuar me burg me më së paku 6 muaj, nëse ka shpërndarë informacione të klasifikuara, nëse pa arsye nuk i cakton seanca gjyqësore, nëse nuk e merr lëndën në punim për shkak se mund të ketë vjetërsi të kryerjes së veprës penale, nëse merr në punim lëndë e cila nuk iu dhënë dhe nëse qëllimshëm dhe pa qëllim bën gabime profesionale, duke interpretuar ndryshe faktet dhe të drejtat;
7. Gjatë shkarkimit të gjykatësit, duhet të mbahet llogari për atë se dëmi është bërë qëllimshëm dhe se dëmi ka shkaktuar pasoja të mëdha;
8. Shkelje disiplinore më e lehtë parashihet si shkelje e lehtë e rendit publik, e përdor pozitën e vet dhe gjykatën për interesa personale, mosplotësimi i kushteve të mentorimit, shkelje e rregullave për mungesë në punë dhe mosshkuarja në trajnime obliguese;
9. Për verifikim të përgjegjësisë së gjykatësve, Këshilli mund të parashtrojë njërën nga këto masa disiplinore: vërejtje me shkrim, qortim publik dhe ulje e pagës në vlerë prej 15 deri 30 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button