Ministri Tevdovski paralajmëroi pesë ligje të reja në reformimin e financave

Është bërë progres i rëndësishëm në reformën e financave publike. Zgjidhjet ligjore të parapara me Programin për reforma në menaxhimin me financat publike MFP ose janë të gatshme ose janë në fazën përfundimtare të përgatitjes, ndërsa njëkohësisht po punohet edhe në operativë dhe fuqizim të kapaciteteve të institucioneve, transmeton Portalb.mk.

Kjo u theksua sot në dialogun e tretë MFP që u mbajt në  Ministrinë e financave, ku morën pjesë Ministri i financave Dragan Tevdovski, Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, Ministri për shoqërisë Informatike dhe administratë Damjan Mançevski, përfaqësues të institucioneve, të sektorit joqeveritar dhe ekspertë.

“Në vitin 2018 e u përqendruam në përmirësimin e legjislacionit në disa fusha të rëndësishme, siç janë planifikimi dhe buxhetimi, prokurimet publike dhe kontrolli i brendshëm financiar publik, menaxhimi me borxhin publik dhe kontrolli financiar në sektorin publik”, tha ministri i financave Tevdovski.

Ministri theksoi se për Ligjin e ri për buxhete ka të përgatitur një version pune dhe se gjatë vitit të ardhshëm, ai do të gjendet në procedurë parlamentare. Me këtë do të bëhen ndryshime të rëndësishme në miratimin e buxhetit, gjegjësisht do të fillojë të përdoret buxhetimi afatmesëm.

Ai vuri në dukje se Ligjit të ri për kontroll të brendshëm financiar publik është në përgatitje e sipër, dhe se edhe ky pritet edhe të hyjë në procedurën parlamentare vitin e ardhshëm. Ligjet e reja për prokurime publike dhe borxhin publik tashmë janë të gatshme. I pari tashmë është në procedurë parlamentare, ndërsa ligji i dytë është publikuar në ENER. Ministri Tevdovski gjithashtu theksoi se si pjesë e një reforme gjithëpërfshirëse të financave publike janë edhe masat e vazhdueshme për rritje të transparencës.

“Është krijuar ueb-platforma “Buxheti qqytetare” në të cilën janë vendosur Rebalanci i Buxhetit për vitin 2018 dhe projekt-buxheti për vitin 2019. Gjithashtu në proces e sipër është krijimi i platformës “Open finance”, me të cilën publiku do të ketë një pasqyrë në pagesat nga Thesari në kohë reale”, tha Tevdovski.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar theksoi se zbatimi i Programit për menaxhim me financat publike është me rëndësi të jashtëzakonshme. Ai vuri në dukje se ka përparim, veçanërisht në fushën e transparencës fiskale.

MFP është programi i parë gjithëpërfshirës për i reforma në financat publike. Ai synon të forcojë sistemin e financave publike dhe të përmirësojë efikasitetin dhe efektivitetin e shpenzimeve publike. Ky Program është përgatitur në bazë të bashkëpunimit intensiv të institucioneve përkatëse kombëtare, i mbështetur nga Delegacioni i BE-së dhe ndihmën e ekspertëve nga SIGMA, me ç’rast janë marrë parasysh rekomandimet e raporteve të vlerësimit të situatës në fushën e financave publike: PEFA, WB PFM Review, SIGMA Baseline Assessment.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button