Ndërroi jetë një zjarrfikës në Shtipi gjatë intervenimit në një oxhak të ndezur

Zjarrfikësi nga Shtipi,  Gjorgji Xhanov ndërroi jetë  në moshën 57-vjeçare duke bërë intervenim në një oxhak të ndezur, transmeton Portalb.mk. Policia e  Shtipit  deklaroi se dje pasdite në orën 17:15, gjatë intervenimit në oxhakun e ndezur në vendbanimin Autokomandë, zjarrfikësit i është përkeqësuar gjendja dhe më pas ka rënë.

Menjëherë kanë intervenuar kolegët e tij, në vend ngjarje ka arritur edhe Ekipi i Ndihmës së Shpejt që e ka konstatuar vdekjen e tij. Personi është dërguar edhe në Spital, megjithatë sipas zëdhënëses Marina Shumanova, mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen. Prokuroria, e cila e zhvillon procedurën ka dhënë urdhër për autopsi.

Më shumë besohet se vdekja e tij ka ardhur nga shkaku i tymit, por komandanti i Njësisë kundër zjarrit, Toni Atanasov kërkoi të mos spekulohet deri sa nuk publikohen rezultatet e hetimit zyrtarisht.

“Shpreh ngushëllime për familjen e kolegut, dhimbja e tyre nuk mund të kompensohet, por rreziku i këtij profesioni është ky, i ka rreziqet e veta”, tha Atanasov.

Ngushëllime ka shprehur edhe Komuna e Shtipit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button