Tetovë: Studentët paralajmëruan protesta 24-orëshe, pritet vendimi nga Rektorati i UT-së

Revolta e studentëve shqiptarë që janë duke protestuar në Tetovë, është rritur, pasi kanë paralajmëruar protestë 24-orëshe, ndërkohë Rektorati i Universitetit të Tetovës (UT) është duke zhvilluar mbledhje në të cilën janë duke u shqyrtuar kërkesat e protestuesve, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësi i UT-së, Selam Sulejmani deklaroi se mbledhja e Rektoratit ka filluar, por nuk tha kur do të mbarojë, kurse për vendimet do të dërgojnë kumtesë.

“Rektorati është duke zhvilluar mbledhje në të cilën janë duke u shqyrtuar kërkesat e studentëve. Mbledhja me gjasë do të zgjasë, por për vendimet do të dërgojmë kumtesë”, tha Sulejmani.

Studentët kanë paralajmëruar, se në rast se nuk pranohet kërkesat deri të martën, do të protestojnë 24 orë para objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të UT-së.

Arbër Çeliku dhe studentët

Ndërkaq, sot studentët kryesisht të Universitetit të Tetovës, sot për të tretën ditë protestuan duke kërkuar kështu plotësimin e kërkesave të tyre. Ata janë takuar në Universitetin e Tetovës me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Arbër Çeliku. Ky i fundit kërkoi diskutim pa media dhe vetëm me 13 studentë aq sa janë fakultetet, por studentët nuk pranuan.

Pasi u mblodhën para Universitetit të Tetovës, dhejtëra studentë të këtij universiteti trasuan rrugën për në rektorat ku u pritën nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Arbër Çeliku. Pas një diskutimi kaotik para mediave, në korridor, ky i fundit tha se kërkon që studentët të dorëzojnë zyrtarisht kërkesat në Senatin e Universitetit dhe më pas të negociohet me 13 studentë që përfaqësojnë gjitha fakultetet në këtë Universitet. Gjithashtu, ai tha se kjo nuk është çështje që duhet të zhvillohet para mediave.

Nga ana tjetër, studentët thonë se nuk pranojnë negociata për kërkesat e tyre por kërkojnë plotësim të të gjitha 13 kërkesave. Ata gjithashtu kërkojnë që kërkesat mos të shkojnë në arkiv, duke marrë më pas përgjigje negative, siç është bërë deri më tani.

Studentët thonë se nuk duan të përçahen dhe të përafqësohen vetëm nga 13 por kërkojnë të gjithë të jenë të pranishëm në diskutim me Senatin i cili do të jetë publik dhe para mediave. Këtë e kërkojnë sepse nuk dëshirojnë të marrin premtime pas dyerve të mbyllura të cilat nuk plotësohen më pas.

Ata erdhën në takim pasi që mbrëmë u thirrën nga prorektori Çeliku.

LEXO: Studentët e refuzuan UT-në për dialog, japin ultimatum 7 ditor për kërkesat (FOTO+VIDEO)
LEXO: Protesta studentore në Tetovë: Të depolitizohet arsimi, s’ka dialog, plotësoni kërkesat (FOTO+VIDEO)
LEXO: UT-ja për protestën: Është ndarë buka e gojës që shqiptarët të shkollohen në gjuhën amtare

LEXO: Protesta në Tetovë, MASH: Në rrugë zyrtare nuk jemi njoftuar për kërkesat e studentëve
LEXO: UEJL-i për kërkesat në protestë: Ka 2-3 elemente që mund t’i trajtojmë me studentët
LEXO: Protestat në Tetovë, UNT: Kemi model të stërvjetëruar dhe joefikas me ngarkesa financiare për studentët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button