Qindra mijë kursyes nuk duan kompensim nga bankat e falimentuara

Fondi për sigurimin e depozitave nuk mund të kompensojë 101.909 kursimtarë, të cilët i kanë mbajtur paratë në bankat dhe shtëpitë e kursimit për të cilat vitet e kaluara ka qenë e hapur procedura për falimentim apo likuidim. Detyrimi i përgjithshme i përllogaritur, pa dëmshpërblim për kursimtarët, në 11 banka dhe shtëpi kursimi të cilat kanë qenë anëtare të Fondit, e që pastaj janë mbyllur, ka kapur shumën 1,5 miliard denarë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Prej vitit 1997 deri më vitin 31.12.2017 gjithsej është paguar dëmshpërblim për 20.042 kursimtarë ë shumë të përgjithshme prej 1,3 miliard denarë, që paraqet 90,05 përqind të detyrimeve të paguara nga Fundi për kursimtarët.   Pjesa tjetër prej 9,95 përqind paraqesin detyrime për dëmshpërblim në shumë totale prej 151,4 milion denarë apo rreth 2,5 milion euro për 101.909 kursimtarë, të cilët për shkaqe personale nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre për dëmshpërblim nga Fondi.

“Analiza e strukturës së këtyre kursyesve tregon se mbi 50 përqind të tyre kanë depozita individuale – objekt për dëmshpërblim ndërmjet 100 denarë dhe 1.000 denarë, të cilat ndoshta për shkak se nuk janë shumë atraktive pavarësisht thirrjeve të shumta publike për mundësinë për ta realizuara të drejtën personale për dëmshpërblim prapë se prapë nuk e realizojnë të njëjtën”, thonë nga Fondi.

Sipas rregullores ligjore, Fondi për sigurim të depozitave në rast se ndodhin ngjarje me rrezik siguron dëmshpërblim deri në 30.000 euro në kundërvlerë në denarë për deponues individual në bankë, degë të bankave, në bankë të huaj ose shtëpi kursimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button