Takimi Ahmeti – Dedaj: Institucionet mos ta pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në takim me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj ka ftuar institucionet që mos ta pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Prespës së nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari Ahmeti ka përsëritur nevojën që të gjitha institucionet e vendit të japin kontribut konstruktiv drejt përmbylljes së procesit të zbatimit të Marrëveshjes se Prespës dhe mos ta pengojnë atë”, thuhet në kumtesën e dërguar nga BDI-ja.

Siç thuhet në kumtesë, në takim Ahmeti – Dedaj kanë diskutuar për ndryshimet kushtetuese, sundimin e ligjit, dialogun Prishtinë – Beograd dhe në përgjithësi për gjendjen politike në vend dhe rajon.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar ambasadorin Dedaj për emërimin në krye të ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup dhe për themelimin e ushtrisë së Kosovës si një hap drejt arritjes së standardeve euroatlantike, kurse ka shprehur përkrahje për finalizimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të zbatuar nga institucionet demokratike dhe legjitime në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button